Futboll

Tamponi gabim i Hakimit, Interi mendon të padisë UEFA-n

Achraf Hakimi negativ, madje edhe në tamponin e dytë të kryer nga Inter, që në një farë mënyre arriti të ishte në garë me kohën për të marrë aprovimin e Ats, për të qenë të paktën në pankinë kundër kuqebluve. Zikaltrit fituan 0-2 në fushën e Genoas, ku i zakonshmi Romelu Lukaku ishte ai që i hapi rrugën suksesit në pjesën e dytë, duke goditur saktë brenda zonës, pas një topi të marrë nga Barela. D’Ambrozio dyfishoi 11 minuta para fundit për Interin, që ngjitet në kuotën e 10 pikëve dhe qëndron pranë kreut të renditjes. Një fitore më shumë vlera për të besuarit e Kontes, që kishin stonuar edhe në Europë, ku nuk arritën ta nisnin me tri pikë.

Ndërkohë, zikaltrit janë tërbuar me Uefa-n sepse lojtari kishte rezultuar lehtësisht pozitiv në testin e kryer nga mjekët e organizmit më të madh të futbollit europian, por në një moment të parë ishte komunikuar negativiteti. Ashtu si negativ rezultoi tamponi 48 orë pasi humbi ndeshjen e debutimit në Champions League kundër Borussia Moenchengladbach.

https://twitter.com/AchrafHakimi/status/1319944809285562369

Klubi i Suning, më shumë se për ndeshjen e humbur, është nervozuar për vonesën e komunikimit për pozitivitetin që e ka lejuar Hakimi të bënte stërvitjen e fundit me grupin (në rast të pozitivitetit real do të kishte rrezikuar të infektonte shokët) e për këtë po vlerëson të gjithë elementët në dispozicion për të protestuar në nivel zyrtar me Uefa-n.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë