Futboll

Tamponët e Lacios, riprocesimi konfirmon Strakoshën pozitiv

Kohë më parë, Prokuroria e Avelinos hapi një hetim në lidhje me çështjen e tamponëve të Lacios, pasi kishte rezultate të ndryshme të publikuara për disa lojtarë, mes tyre edhe portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Tomas Strakosha. U vendos që tamponët e bërë në laboratorin e Avelinos të riprocesohen dhe kështu ka ndodhur.

Përfundimi, sipas shtypit italian, që i refrohet ANSA-s, është se Imobile dhe Leiva kanë rezultuar negativë, kurse Strakosha pozitiv. Prokuroria e Avelinos kishte kërkuar që 95 tamponët e bërë në “Futura Diagnostica” nga futbollistët, familjarët e tyre dhe stafi i Lacios të riprocesoshehin. Rezultati është ajo çfarë agjensia e lajmeve kishte publikuar më 11 nëntor.

Për Tomas Strakoshën, riprocesimi i tamponit në spitalin “Moscati” ka pasur rezultat pozitiv, kurse më 6 nëntor, në qendrën e Avelinos portieri kishte dalë negativ. Mospërputhje që mund t’i kushtojë shtrenjt Lacios, ndërkohë që hetimi vazhdon. Duhen saktësuar edhe detaje të tjera, ndërsa fakti që tamponët e kontestuar janë riprocesuar 96 orë pas analizave të para dhe jo pas 48 orësh, siç parashikon protokolli, ngre shumë diskutime.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë