Futboll

Talenti 19-vjeçar nga Berati që debutoi në Bundesligë

Trajneri i Augsburg, Herrlich, kundër Werder Bremen hodhi në fushën e lojës një tjetër talent të ri. Bëhet fjalë për  mesfushorin shqiptar Tim Civeja, 19 vjeç , duke tërhequr vëmendjen e opinionit publik gjerman.

Mesfushori shqiptar u aktivizua vetëm për 4 minuta dhe ka dale nga ekipi zinxhir të Augsburgut pasi ka shkëlqyer nga ekipet e moshës ai me meritë është thirrur nga trajneri i ekipit bavarez. I lindur më 4 janar 2002 në Dachau, me origjinë nga Berati, ai luan në mesfushë dhe është një nga lojtarët më interesante të akademisë së ekipit gjerman, që ndjek politikën e promovimit të futbollistëve të saj të rinj.

Vetë Civeja është shprehur shumë i emocionuar për këtë debutim të tij me fanellën e Augsburg. “E konsideroj veten shumë me fat që kam përmbushur ëndrrën time në moshën 19-vjeçare. Jam krenar që e kam bërë këtë me këto ngjyra, por premtoj se kjo është  vetëm pika fillestare.”- ka thënë ai. Sipas “Transfermarkt.de”, kartoni i tij vlerësohet rreth 300.000 euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë