Ka ndodhur

Taksitë mund të punojnë edhe pas orës 22.00 me leje tek e-Albania

Shërbimi taksi mund të punojë edhe pas orës 22:00, duke marrë leje tek e-albania. Lajmin e ka bërë me dije Sindikata Shqiptare e Taksistëve.

“Po ju lajmërojmë se tani sa kemi dalë nga mbledhja ne Drejtorinë e Përgjithshme te Qarkullimit Rrugor pasi S.Sh e Taksive ngriti problemin e levizjes me leje nga e-albania dhe bllokimin nga Policia e Qarkullimit dhe me mase heqje patenten per tre vjet.

Koleg te nderuar S.Sh e Taksive arriti me forcen e saj ta shfuqizoj kete hendek ku viktimë ishim ne si taksista”, thuhet në njoftimin e sindikatës.

Ndër të tjera, sindikata thotë se “njoftojmë shokët e kolegët tanë kush është ndëshkuar të shkojë Policia Rrugore të marrë PATENTEN pa mase ndeshkimore”.

Sindikata thotë kush merr leje tek e-albania mund të lëvizë në oraret e kufizimit me lejen me emër dhe targë.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë