Treg

Taksë e re për udhëtarët me avion: BE do të godasë karburantin

BE po mendon të vendosë një taksë mbi transportin ajror, me shumë mundësi për të goditur karburantin. Do të ulte numrin e fluturimeve, por me përfitime për mjedisin, klimën (do të binin emetimet e CO2) dhe arkat e shteteve anëtare. Për tani është një studim sekret i Komisionit Europian, i Transport dhe Mjedis (T & E), një organizatë europiane, me qajse të ashpër. Në mes të qershorit, pas zgjedhjeve, do të ketë një samit të ministrave të financave të shteteve anëtare. Ministrat do të takohen për dy ditë në Hagë, ku Italia do të mbajë barrën e krizës së Alitalia. Është hera e parë që taksat e aviacionit do të diskutohen.

Studimi i mbajtur sekret, vlerëson efektet e një rritjeje të taksave në çdo shtet anëtar të BE-së. Duke përdorur një metodologji të ndryshme prej asaj Iata, organizatës ndërkombëtare të kompanive ajrore. Rezultati bën fjalë, sipas BE-së, humbja e konkurrencës, humbja e vendeve të punës që do të shkaktoheshin nga taksat më të larta, do të ishin ende të pranueshme.

Sa i përket Italisë, ku transporti ajror është përkeqësuar vetëm për taksat mbi biletat (TVSH 10% mbi fluturimet kombëtare, taksat lokale, etj), parashikohen tre skenarë:

  • heqja e TVSH-së për biletat;
  • shtrirja e TVSH-së për të gjitha biletat ndërkombëtare (përfshirë biletat brenda BE);
  • futja e akcizës prej 330 euro për ton karburanti.

Në ratsin e parë sipas vlerësimeve të BE-së, numri i avionëve të udhëtarëve, të vendeve të punës në aviacion dhe vlera e shtuar e sketorit do të rriteshin me11%, por edhe emetimet e CO2 do të rriteshin po ashtu. Do të rritej me 7% numri i personave të ekspozuar ndaj zhurmës në aeroport. Për më tepër, vlerësohet se vendet e punës do të humbasin në sektorë të tjerë, kështu që efekti neto mbi punësimin do të ishte afër zero. Për më tepër, të ardhurat nga taksat e shtetit lidhur me aviacionin do të bien nga 1.9 në 0.4 miliard euro.

Në rastin e dytë duke shtrirë TVSH, pasagjerët, flutuirmet dhe vendet e punës në aviacion do të binin me 7%, por efekti mbi PBB do të ishte e papërfillshme (do të rriteshin sektorë të tjerë, edhe sepse numri i pasagjerëve që do të humbin kompanitë ajrore, do të shkonin në destinacionet e dëshiruara përmes mjeteve të tjera të transportit) dhe emetimet e CO2 do të priteshin edhe ato me 7%, gjithmonë sipas BE. Të ardhurat fiskale do të rriteshin në 3,26 miliardë, personat të ekspozuara ndaj zhurmave do të ishin 4% më pak.

Duke taksuar karburantin, efektet do të ishin analogë: -8% mbi fluturimet, pasagjerët, emetimet, vendet e punës dhe vlerën e shtuar; të ardhurat fiskale 3,15 miliardë; -5% personat e ekspozuara ndaj zhurmës.

BE beson se, në përgjithësi, shtrëngimi fiskal ka pasoja më të ulëta (negative) sesa përfitimet e heqjes së TVSH-së në bileta. Kjo do të bënte një taksim më të rëndë.
Me shumë mundësi, për të pasur një tablo më të plotë do të duhej të konsideroheshin edhe subvencionet publike për transportin ajror. Jo vetëm miliardat e vëna në dispozicion nga shteti për të shpëtuar Alitalia, por edhe ndihmat e dhëna në forma të ndryshme në nivel lokal për të bindur kompanitë ajrore me kosto të ulët për të aktivizuar fluturimet nga aeroportet e zonës.

Në vendet e tjera të BE-së efektet e një ndryshimi në tatim nuk do të ishin të njëjta (sistemet tatimore janë të ndryshme). Por BE arrin në përfundimin se në përgjithësi ato ende mund të jenë të dobishme, sepse në Europë, transporti ajror është më pak i prekur nga taksat sesa në zona të tjera të botës.

Në një kontinent ku transporti është burimi kryesor i problemeve të ndryshimeve klimaterike: ato përbëjnë 27% të emetimeve të CO2. Brenda kësaj kuote, ato të transportit ajror po rriten: + 4.9% vitin e kaluar (kur të gjitha aktivitetet e tjera shënuan -3.9%), + 26.3% në pesë vitet e fundit. Shumë më tepër se çdo burim tjetër i emisioneve. Për këtë arsye Bill Hemmings, kreu i T & E për aviacionin, thotë se taksat e reja janë thelbësore për të luftuar ndryshimet klimaterike dhe zhurmën, ndërsa përjashtimi nga taksat e karburantit (vajguri) është i pambrojtshëm dhe ju nuk mund të vazhdoni të subvenciononi ata që fluturojnë zakonisht (por si do të bëjnë ata që kanë nevojë të madhe për të fluturuar dhe të ardhura të ulëta?).

Karburanti pritet të tatohet kryesisht për shkak se është kryesisht pa akcizë. Ky përjashtim krijohet nga Konventa e Çikagos e 7 dhjetorit 1944 mbi aviacionin civil. Por studimi i BE-së thekson se përjashtimi në të vërtetë ka të bëjë vetëm me karburantin që mbetet në serbatorin e një aeroplani kur ndalon në një shtet tjetër nga destinacioni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë