Vanessa Fuhrmans – Kompanitë janë hezituese për rritje të mëdha pagash; në vend të kësaj, ata fokusohen në programe të tilla si trajnimet e punonjësve.
Të dhënat më të fundit tregojnë se kompanitë amerikane po kursejnë prej shkurtimit të taksave të koorporatave, por vetëm një fraksion i fitimit prej tyre që shkon për trajnime, iu dedikohet punonjësve.
Në muajt pas dhjetorit, rregullimi i taksave, që solli uljen e normave të koorporatave në 21% nga 35%, bëri që dhjetëra kompani si Walmart Inc. dhe FedEx Corp të deklaronin bonuse dhe rritje pagash për punonjësit. Këto lëvizje bënë të lavdërohej administrata Trump si evidencë se nga shkurtimi i taksave përfituan shumë amerikanë.
Tani, shumë vëzhgime tregojnë se shumica e kompanive nuk po i kalojnë paratë direkt tek punonjësit.
Një vëzhgim i ri që ka marrë në pyetje 152 kompani zbuloi se 14% e tyre kishin kursyer prej taksave të reduktuara por pa rritur pagat. Një tjetër sondazh mei 1,500 kompani nga firma konsulente Mercer LLC tregoi se vetëm 4% kanë parashikuar në buxhetin e vitit të ardhshëm, r pagat më të mëdha. Dhe në një sondazh tjetër ku janë pyetur më shumë se 1,000 kompanive nga firma konsulente e burimeve njerëzore Aon PLC, 99% thanë se shkurtimet e taksave nuk u kanë shërbyer atyre të rrisnin pagat minimale.
Ekspertët janë shprehur se, kompanitë janë ngurruese për të rritur pagat më shumë se zakonisht sepse u shtohen kostove fikse të punëtorëve.
“Ata po bëjnë gjithçka munden për të evituar të shohin listën e pagave që rritet,” tha Bill Ravenscroft, zv. president tek Adecco Staffing, i cili rekruton punonjës për kompanitë.

Të enjten, Amazon.com Inc. është shprehur se po rriste pagën minimale për të gjithë punonjësit amerikanë me 15 $ orën. Lëvizja vjen pasi kompania është përballur me kritika në rritje në lidhje me pagat e punonjësve të saj.
Ende, kompanitë po përdorin paratë për investime të tjera. Rreth një e treta e kompanive të vëzhguara prej Korn Ferry tha se ata do të drejtonin shkurtimin e taksave tek programet e trajnimit për punonjësit.
“Kompanitë po investojnë tek njerëzit, por kjo ka të bëjë me terma afatgjatë,” tha Tom McMullen,partner klient i nivelit të lartë tek Korn Ferry.
Capital, një organizatë jo qeveritare që vlerëson sjelljen e biznesit, ka ndjekur 119 kompani në Russell 1000 index e cila ka deklaruar plane në lidhje me kursimet pas shkurtimit të taksave. Prej tyre, rreth 80% po i kalojnë kursimet tek punëtorët. Afërsisht 5.8 milion njerëz, ose 73% e punonjësve të këtyre kompanive, kanë marrë kompensim shtesë, qoftë rritje page, një bonus ose kontribute më të mëdha për pensionin, tha Rob Du Boff, drejtor i koorporatës së kërkimeve.
Organizata llogarit se kompanitë do të kursejnë nga taksat 59.3 mld dollarë. Nga kjo shumë, 7%, ose 4.2 mld $, mendohet se do të jetë për punonjësit në formën e bonuseve, përfitimeve, rritjeve të pagave, trajnimeve ose kontribute për pensionet. Ajo që mbetet do të përdoret për gjëra si blerje aksionesh, filantropi dhe krijim të vendeve të reja të punës.
Sipas ekonomistëve dhe specialistëve të kompensimit, hezitimi i kompanive për të kanalizuar më shumë kursime nga shkurtimi i taksave në drejtim të rritjes së qëndrueshme të pagave është një arsye pse punëtorët e SHBA-ve kanë parë pak rritje reale të pagave këtë vit, pavarësisht nga ekonomia e fortë.
Me një nivel papunësie 3.9%, punonjësit amerikanët po ndeshen me një prej tregjeve më të forta të punës në dekada. Të dhënat e Departamentit të Punës tregojnë se sektori privat rriti pagat për orë pune me 2.9% në muajin gusht krahasuar me vitin parardhës, por çmimet e të mirave të blera nga kosnumatorët , janë rritur gati me të njëjtin nivel, duke marrë gati të jithë pjesën e rritjues.
Shumë kompani po i drejtojnë kursimet prej taksave tek investimet në mënyrë që nëse klima e biznesit përkeqësohet, ata të kenë mundësi të shpenzojnë. Mes kompanive të vëzhguara prej Korn Ferry, rreth gjysma e tyre janë shprehur se do ti përdornin kursimet prej taksave për të rritur kapitalin e investimeve me ritëm më të shpejtë, ndërsa 41% do të rrisin rezervat në cash dhe gati një e treta do të rrisnin dividentët për aksionerët. Kompanitë që vazhgoi Korn Ferry gjeneronin gati 700 mld $ të ardhura në vit.
Pavarësisht fluksit të njoftimeve të bonuseve pas rishikimit të taksave, anketa zbuloi se pagesa të tilla nuk ishin bërë në çdo kompani. Më pak se 10% e kompanive thanë se kishin planifikuar të jepnin shpërblime një herë gjatë vitit të ardhshëm, ose tashmë e kishin bërë këtë.
AT&T Inc. pagoi një herë bonus prej 1,000 $ për 200,000 punonjës amerikanë pas shkurtimit të taksave me ligj, por nuk deklaroi rritje pagash pas ndryshimit të taskave. Kompania u shpreh se shumë prej punonjësve që morën bonuse u janë rritur pagat sipas negociatave të biseduara që janë reflektuar në kontartën e punës.
Në një intervistë në muajin shtator, Shefi Ekzekutiv Randall Stephenson tha se AT&T dha bonuse pjesërisht, për tu treguar punonjësve se përfitimet nga shkurtimi i taksës së korporatave do të përkthehen në vende të reja pune, investime të tjera dhe gjëra të ngjashme. “Ishte një leksion qytetarie,” tha ai.
Pfizer Inc., në të njëjtën mënyrë, tha se do të shpenzonte 100 milion $ në bonuse për punonjësit jo ekzekutivë dhe do të derdhte 500 milion$ kontribute për planin e pensioneve amerikane si rezultat i shkurtimit të taksave, por nuk deklaroi ndonjë rritje të qëndrueshme të pagave nga kursimet përmes shkurtimit të taksave. Përveç kësaj, kompania po planifikon të investojë 5 miliardë dollarë në projekte kapitale gjatë pesë viteve të ardhshme për shkak të këtyre kursimeve.
Regjimi i ri i taksave nxit gjithashtu nismat për rritje të investimeve të biznesit. Reflektimi i ndryshimeve në ekonomi në terma afatgjatë është që do tu mundësojë kompanive të kenë më shumë arsye për të investuar në SHBA, që me kohën do të rrisë produktivitetin e punonjësve dhe do tu bëjë presion kompanive të rrisin pagat.
Patrick Beharelle, CEO e TrueBlue Inc., agjenci që rekruton staf me 5,500 punonjës me kohë të plotë tha se niveli i taksave në kompaninë e tij ra rreth 16% nga 28% si rezultat i shkurtimit të taksës së korporatave duke kursyer 10 milion $ në vit në bazë të të ardhurave të 2017-ës.
Ai u shpreh se kompania, në vend që të jepte shpërblime, po përdor një pjesë të kursimeve për trajnim të punonjësve dhe u jep atyre më shumë leje prindërore dhe një ditë shtesë të kohës së paguar. Pjesa më e madhe e kursimeve të mbetura po shkon drejt një programi për blerje aksionesh, investimesh teknologjike dhe punësimit të stafit të shitjeve. Kompania tha se gjithashtu po përdoret mënyra e pagesës shtesë në bazë të meritave 3.5 për qind për stafin me kohë të plotë, kjo do të aplikohet këtë pranverë. “Menduam për shpërblime, por vendosëm se nuk kishte kuptim, sepse kjo do të bëhej një herë të vetme”, tha Beharelle.
*Burimi: Wall Street Journal
Përktheu: Sabina Veizaj
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.