Kryeministri Edi Rama ishte një ndër 11 liderët e Europës Juglindore që mori pjesë pasditen e së martës në një samit të përbashkët me qeverinë kineze, në kuadër të iniciativës "17 + 1". Kjo nismë, e krijuar nga Pekini në 2012 për të forcuar lidhjet me vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, u kthye në një “mollë sherri” disa muaj më parë, kur ish-presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi një letër kreut të qeverisë shqiptare, duke i kërkuar të shkëputej prej saj.