Politike

Takimi në Elysee: Si u reflektua afrimiteti mes Ramës dhe Macronit

Nga Gazeta ‘Si’- Në pritjen që organizoi Presidenti Macron për kryeministrin Rama, gjuha e trupit e të dy liderëve ishte shumë e ngrohtë. Kjo dukej nga shtrëngimi i duarve me të dyja duart, njëra mbi tjetrën, dhe nga largësia trupore në të cilën ata qëndronin. Madje, Presidenti francez zbriti edhe disa shkallë (3), gjë që tregoi një padurim për t’u takuar.

E më pas, sekondat e tjera ishin me duart pas shpinës të të dyve, për të na treguar se kjo pritje ishte shumëpritur nga të dy.

Pas takimit, përcjellja ishte po në atë atmosferë, ku u duk qartazi nga shtrëngimi i dy duarve “si të dashuruar”.

Kjo ishte edhe një shenjë tjetër e pastër e atmosferës që e kishte përshkruar takimin. Rrallë ndodh që liderët evropianë të kapen në këtë mënyrë, ndërsa në vendet arabe kapja e duarve nga dy burra, politikanë apo jo, shihet si shenjë besimi dhe miqësie e pastër.

Dhe prekjet e fundit të trupit nga Presidenti Macron ndaj Ramës, kur po hynte në makinë, ishin pa diskutim afrimitet i pastër dhe optimizëm që zoti Rama mori nga Pallati Elysee.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë