Politike

Takimi Meta-Osmani:Të rriten kapacitetet për ndalimin e trafikut të qenieve njerëzore

Presidenti i Republikës Ilir Meta, është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ky takim është pjesë e takimeve të “Forumit të Lirisë Ballkanike”.
Meta  ka shkruar se institucionet e të dy vendeve duhet të rrisin kapacitetet dhe të koordinohen në luftën e përbashkët kundër trafikut të qenieve njerëzore.

"Ndamë të njëjtin vlerësim se institucionet e të dyja vendeve, veçanërisht ato ligjzbatuese, duhet të rritin kapacitetet dhe të koordinohen më mirë në luftën e përbashkët kundër trafikut të qenieve njerëzore, si dhe çdo lloj trafiku tjetër, që kërcënon sigurinë kombëtare",shkruan Meta.

Sipas presidentit është tepër i domosdoshëm edhe shkëmbimi i eksperiencave për mbrojtjen ligjore efektive.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë