Politike

Takimi me të rinjtë, Meta zbaton vendimin e Komitetit Teknik

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zbatuar me korrektësi vendimin e Komitetit Teknik, teksa në një takim me një grup të rinjsh ai nuk e ka kaluar kuorumin prej 10 personash.

Një ditë më parë, Komiteti Teknik ndaloi grumbullimet me më shumë se 10 persona brenda dhe jashtë ambientit deri në një urdhër të dytë.  

“Ndamë shumë ide të vyera mbi objektivat që duhen ndjekur për mbështetjen e të rinjve, veçanërisht për krijimin e të gjitha hapësirave, që ju garantojnë mundësi punësimi dhe karriere, në bazë të meritokracisë, si vetmja mundësi për të frenuar edhe plagën e madhe sociale, shpopullimin.

Shqipëria pa të rinj, është si shtëpia pa fëmijë.

Ndaj u angazhova para tyre, sikundër para çdo të reje dhe të riu të këtij vendi, që do të bëj gjithçka për t’i mbështetur në realizimin e ëndrrave të tyre dhe rikthimit të shpresës për të ndërtuar këtu të ardhmen europiane”, tha Meta pas takimit me 7 të rinjtë.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë