Politike

Takimi me Dendias, Cakaj: Në fokus zgjidhja e çështjeve dypalëshe

Me një situatë të tensionuar jashtë institucionit që drejton, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Pas takimit, Cakaj ka bërë publike objektin e bisedës.

“Vlerësuam lart bashkëpunimin mes vendeve tona dhe theksuam fort rëndësinë e zgjidhjes së të gjitha çështjeve dypalëshe.

Duke marrë parasysh strukturat mbështetëse të Shqipërisë, vlen të theksohet se Greqia mbështet mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, duke marrë parasysh arritjet domethënëse të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.

Greqia, po ashtu, do të mbështesë kandidaturën e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit 2022-2023.

Shqipëria dhe Greqia do të shtojnë ritmin e punës së përbashkët e do të thellojnë bashkëpunimin në çdo fushë të interesit të ndërsjellë ...”, shkruan Cakaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë