Politike

Takimi i Ramës në Milano, reagojnë Basha dhe Alibeaj: Aheng administrate, fajëson këdo për dështimet e tij, nuk e do votën e diasporës

Nga Gazeta Si- Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe sekretari i përgjithshëm i PD-së Enkelejd Alibeaj kanë komentiar takimin e Edi Ramës në Milano, duke mbajtur të dy theksin tek vota e diasporës.

Sipas Bashës ai fajësoi këdo për dështimin e tij dhe shpopullimin e vendit, duke u shfaqur si "një i papërgjegjshëm që reciton për të vjedhur suksesin e shqiptarëve të ndershëm nëpër botë".

'Vetëm pellazgët dhe ilirët mbetën pa u fajësuar për korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës, për dështimet, për premtimet e pambajtura, për shpopullimin dhe mohimin e të drejtave të atyre që shpërnguli përgjatë qeverisjes së tij nga vendlindja”, thotë Basha, i cili shton se Rama është një i papërgjegjshëm që reciton për të vjedhur suksesin e shqiptarëve të ndershëm nëpër botë, për të mbuluar njollat e turpit të pushtetit të tij të korruptuar në çdo qelizë dhe “për të fshehur dështimet e qeverisjes së tij, nuk bën gjë tjetër vetëm se shton agoninë e një sistemi të vdekur”.

Koha që cirku dhe ahengu të marrë fund dhe të rikthehemi te propozimet politike, shkruan Basha me tej duke thënë se vota e diasporës është detyrë kushtetuese dhe borxh ndaj bashkatdhetarëve. 

“Propozimet e PD-së i japin zgjidhje aspiratës së emigrantëve për të vendosur për Shqipërinë e përbashkët”, përfundon Basha.

Ndërsa Alibeaj shprehet se kryeministri takon shqiptarët në Greqi e në Itali, por se votën e diasporës nuk e do.

“Pas fasadës së takimeve të Edi Ramës me diasporën, fshihet përpjeka e militantëve të tij, që e shoqërojnë me porosi nga Shqipëria, për të moslejuar pikërisht votën e diasporës”, shkruan Alibeaj, duke shtuar se ky është realiteti i një ligjërimi kryeministror që flet për gjithçka dhe nuk mban përgjegjësi për asgjë.

“Kjo është fryma përçarëse që po mundohet të përhapet edhe në diasporë.

Edi Rama dhe PS kanë frikë nga vota e diasporës, sepse keqqeverisja dhe korrupsioni i kësaj qeverie është arsye kryesore e largimit të shqiptarëve.

Ndaj vetëm propozimet tona për votën e diasporës e zgjidhin përfundimisht këtë çështje”, përfundon Alibeaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë