Politike

Takimi i dytë/ Bardhi dhe Berisha bashkë: Mocion me debat me Ramën për inceneratorët, gati edhe komisionet hetimore (fotot)

 Gazment Bardhi tha pas takimit të dytë (brenda një jave) zhvilluar me shumicën e deputetëve të PD-së  se u morën vendime të rëndësishme për axhendën parlamentare.

Gazment Bardhi ne kryesine e Kuvendit

“Kemi marrë disa vendime me rëndësi. Grupi parlamentar i PD-së ka vendosur që të propozojë një paketë ligjore që të rriten pensionet e PAK, si dhe të çojmë para caktimin e minimumit jetik. Sa i takon llogaridhënies së qeverisë, kanë ndërtuar një axhendë të komisioneve parlamentare. Parlamenti do duhet të njihet me raportin e zyrës së BE-së për abuzimin me fondet e BE-së nga ABZHR. Mocion me debat me kryeministrin sa i talon aferës së inceneratorëve. Kemi kërkuar se kur do të zhvillohet mocioni me debat të mbahet dhe kërkesa për interpelancë me Ramën” tha ai.

Bardhi nuk e vë në diskutim debatin se kush duhet të jetë kryetar i grupit parlamentar nisur nga ndarja zyrtare me Lulzim Bashën që mban edhe vulën e partisë.  

“Një situatë e tillë do të sillte absurditet. Basha të sjellë 18 vota, 19 e ka të siguruar. Qëndrimi i Kuvendit është e qartë, Kuvendi të zbatojë rregulloren e parlamentit... Kush është kreu i grupit e dini edhe ju, jo më kryetarja e Kuvendit. E ka sqaruar në mënyrë korrekte se si merren vendimet për një grup parlamentar”, tha ai.

Sali Berisha duke folur per mediat pas takimit me Gazment Bardhin

Edhe Berisha la të kuptohet qartë se tani realiteti është ndryshe, kësaj here, në favor të Gazment Bardhit.

”Ti e sheh qiellin e kthjellët dhe e konsideron mundësinë e shiut. Ja ku është dielli tani”, u përgjigj Berisha.

Ai ironizoi edhe detyrën e re që i është ngarkuar Lulzim Bashës nga Këshilli i Europës si reporter për konfiskimin e aseteve ruse. “Eksperiencë me rusët ka ai. Kaq mund të them”, tha Berisha.

Të mërkurën, u zhvillua takim i dytë me dyer të mbyllura i pjesës më të madhe të deputetëve të PD-së drejtuar nga Gazment Bardhi dhe  Sali Berisha.

Ky është takimi i dytë në një hark kohor prej një jave, ku shumica e deputetëve demokratë u bashkuan me qëllim unifikimin e qëndrimeve në Kuvend ndaj mazhorancës


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë