Ka ndodhur

Takimi i Bashës në Kavajë, Policia e Shtetit paralajmëron partitë politike

Policia e Shtetit reagon pas takimit të kreut të Partisë Demokratike, ditën e sotme në qytetin e Kavajës, ku u shfaqën një grumbull njerëzish, në kundërshtim të rregullave anti-Covid.

Në njoftimin për mediat, policia i ka bërë thirrje subjekteve politike të  respektojnë rregullat, në të kundërt ka paralajmëruar se shkelësit do të penalizohen.

Policia thekson se “Deri kur rregullat në fuqi do ta ndalojnë grumbullimi e mbi 10 personave, Policia e Shtetit është e detyruar të penalizojë shkelësit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë