Politike

Takimet Bardhi-Noka, në pritje të një bashkimi (jo vetëm në Kuvend)   

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së Rithemelimit Flamur Noka kanë zhvilluar disa  takime informale ku është diskutuar mbi mënyrën sesi mund të bashkohet opozita në një koalicion të vetëm.

Në një takim më të zgjeruar kanë qenë edhe aleatët të cilët i kanë kërkuar Nokës dhe Bardhit bashkimin e PD në një logo të vetme, propozim ky që ka hasur në kundërshti nga Flamur Noka.

“Jam kundër kërkesës për bashkim me Bashën. Nuk bashkohem me ata që nuk kanë bërë opozitë”, është shprehur Noka.

Ideja më e pranueshme ishte ajo e krijimit të një konfederate propozuar më herët nga aleatët, porse modalitetet nuk janë sqaruar ende.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë