Politike

Tabaku: SPAK të përcaktojë një Prokuror Special për zgjedhjet     

Dy muaj nga dita e zgjedhjeve vendore, deputetja e PD, Jorida Tabaku i ka kërkuar drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, përcaktimin e një Prokurori Special që do të mund të hetojë krimet zgjedhore.

“Në raportet e Komisionit Europian, ka qenë një problem gjithnjë e më i artikuluar çështja e emigracionit masiv dhe azilkërkuesve që prekin tokën e vendeve anëtare. Fatkeqësisht, hemoragjia sociale i ka bërë dëm Shqipërisë dhe nëse së paku kjo problematikë do të përballej me seriozitet do të mund të kishim një alternativë përtej mohimit kronik. Kjo është sfida e ekonomisë dhe politikës shqiptare.

Së treti, një nga problemet e rëndësishme që i shtyn shqiptarët drejt largimit masiv është Korrupsioni. Nga pozicioni i Këshillit të Integrimit por edhe nga ajo e deputetes në Parlament, kam ngritur shqetësimin se në vendin tonë mungon vullneti politik për të rregulluar problemin akut që mbyll dyert e shpresës.

Përkrah nismave ligjore, si paketa antikorrupsion propozuar nga Partia Demokratike, ne duhet të kemi dhe vullnetin politik për të zbatuar ligjin dhe për të mbrojtur interesin publik dhe kushtetutën në rastin e luftës kundër korrupsionit. Kjo luftë duhet të jetë një prioritet kombëtar nga kuvendi!”, është shprehur Tabaku në takimin e Këshillit për Integrimin


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë