Para

Tabaku: Pse 26 mijë lek për të vetëpunësuarit nuk mjaftojnë

Partia Demokratike thotë se 26 mijë lekë në muaj për një të vetëpunësuar që të mbajë biznesin hapur. Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku bën përmbledhjen e të gjitha shpenzimeve mujore për këtë kategori.

“Vlera prej 14 mln lekësh që ka parashikuar qeveria, me një pagesë prej 26 mijë lekë/muaj për 30 mijë të vetëpunësuar, është e pamjaftueshme. Ata që do të përfitojnë nga kjo vlerë nuk mund të paguajnë as detyrimet ndaj qeverisë. Pa u mbetur asgjë për veten e tyre në fund të muajit.

Shpenzimet e biznesit të vogël sipas Jorida Tabakut. Gazeta Si, mars 2020

Tabaku thotë se situata bëhet akoma më e vështirë për biznesin, për faktin që nga kjo pagesë do të mund të përfitojnë vetëm 1 në 3 biznese të vogla! “Shumica e bizneseve të vogla, 70 mijë të tilla, janë përjashtuar nga çdo lloj ndihme!”, thotë ajo.

Ish-deputetja demokrate i kërkon Qeverisë që të marrë shembull nga vendet fqinje të të disbursojë miliona euro për të ndihmuar ekonominë në këtë periudhë krizë. Paratë, ashtu siç Lulzim Basha përsëriti më herët, Tabaku thotë se mund të sigurohen nga anulimi i 120 milionë eurove nga kontratat koncesionare dhe tenderat abuzivë dhe të pakuptimtë për këtë gjendje që ndodhemi.

“Çdo qindarkë duhet të shkojë për shëndetin, për qytetarët pa të ardhura dhe bizneset që rrezikojnë falimentimin në masë. Koha nuk pret!”, thotë Tabaku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë