Politike

Tabaku nxjerr dokumentin: Si u vendos Bashkia e Durrësit në shërbim të inceneratorit të Tiranës

Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, ka nxjerrë një dokument të Këshillit Bashkiak Durrës të vitit 2020, ku i jepet leja për të negociuar nënkryetares së bashkisë me kompaninë e inceneratorit Tiranë.

“Rezultati i kësaj negociate një tender pa konkurrim me vlerë 10 mln euro.

Kjo është shkresa ku udhëzohet Bashkia se me kë duhet të negociojë dhe si duhej negociuar.

Sa më shumë të gërmosh aq më shumë e kupton përfshirjen e Ramës, Ahmetaj, Gjiknurit, Bllakos, Veliaj, Kokës dhe të tjerëve në aferën e mbi 430 mln eurove.

Sa do që socialistët të përpiqen të mbulojnë gjurmët e Grupit të Strukturuar Kriminal ai është përpara syve të shqiptarëve.

Koha që SPAK të veprojë! Koka nuk është vetëm se bishti i aferës kriminale”, thotë Tabaku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë