Politike

Tabaku: Nga vjet çmimi i energjisë ka rënë por Rama flet për rritje, e kaloi lumin me zgjedhjet

Kryeministri Edi Rama preku gjatë fjalës në Kuvend rikthimin e diskutimit për çmimin e energjisë kur foli për vendosje fashe.

Jorida Tabaku, deputete e PD-së, tha se jo me kot Rama e përmendi tani këtë çështje, duke vënë në dukje se nga vjet çmimi i energjisë vetëm ka rënë.

“Kryeministri pasi kaloi lumin e zgjedhjeve lokale ndjehet i sigurt për të kaluar rritjen e çmimit të energjisë për 95% të shqiptarëve. Ironike! Nga vjet çmimi energjisë veç ka rënë! Të gjithë flasin për diversifikim portofoli të energjisë, qeveria flet për rritje çmimi! Qeveria e pakicës!”, shkruan Tabaku në Twitter


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë