Politike

Tabaku në Zall-Bastar: Vetëm 15 km larg Tiranës dhe asnjë investim

Në Zall -Bastar, përfaqësuesja e PD, Jorida Tabaku u takua me disa banorë, për të thënë se gjendja aty është e mjerueshme.

Tabaku vizitoi disa zona në Zall-Bastar, ku një pjesë është e izoluar për shkak të reshjeve dhe pamundësisë për të kaluar një urë të vjetër.

“Jemi vetëm 15 km larg Tiranës, ndërkohë që këtu nuk ka absolutisht asnjë lloj investimi, nuk ka asnjë zyrtar të qeverisë. Dhe kemi një situatë ku 2000 banorë të fshatit Vilë që ndodhen në anën tjetër të urës, janë të izoluar.

Sot kur Shqipëria është nën shi, kur qeveritarët e zhytur në luks udhëtojnë për dreka dhe për darka me oligarkët dhe me delegacionet me burimet financiare të buxhetit të shtetit, sot kur qeveria tallet.

Banorët e harruar të Zall-Bastarit vuajnë vetëm si rezultat i investimit të munguar, që nuk i kushton asgjë buxhetit të shtetit, që është asgjë në krahasim me shpenzimet miliona euroshe që kjo qeveri ka bërë. “- u shpreh Tabaku.

Më tej, ajo shtoi: “Shqipëria ka nevojë për investime, qytetarët kanë nevojë për shpresë, kanë nevojë për mundësi ekonomike. mjaft më me modelin e Rilindjes fasadë, mjaft më me lënien e qytetarëve, 15 km larg Tiranës, në harresë të plotë”


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë