Politike

Tabaku: Ligji i investimeve abuziv dhe korruptiv, shkatërroi tregun

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se ligji i investimeve strategjike është një ligj abuziv dhe i padrejtë.

Përmes një postimi në Facebook, ajo shprehet se caktimi pa garë i projekteve duke ofruar favore fiskale, ka shkatërruar tregun.

“Ligji investimeve strategjike është ligji më abuziv; korruptiv dhe i padrejtë i miratuar ndonjëherë në parlament. Mungesa e respektit për pronën; konkurrencës; caktimin pa garë; pa kritere dhe pa transparencë të projekteve duke ofruar dhe favore fiskale ka shkatërruar tregun, biznesin  e ndershëm dhe meritokracinë!”, shkruan Jorida Tabaku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë