Politike

Tabaku: Lehtësirat fiskale që do të kenë bizneset me PD në pushtet

Në takime me përfaqësues të bizneseve të ndryshme në Tiranë, ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku shpjegoi se cfarë do të përfitojnë bizneset nga sistemi i ri fiskal që propozon PD.  

“Për biznesin e madh nga 15% ne 9% tatim fitimin. Kjo te jep me shume mundësi që të investosh. Sigurimet shoqërore, kontributet e punëdhënësit dhe punëmarrësit 9% me 9%; taksë e sheshtë edhe këtu.

Çmimi i energjisë elektrike sidomos për prodhuesit ulet me 20%. Rritja e çmimit te karburantit ka rritur kostot e prodhimit. Janë të gjitha zinxhir. Pra, fiton ti, fiton Shqipëria, fitojnë të gjithë shqiptarët.  Ju jeni baza e ekonomisë. Me 25 prill te bëjmë ndryshimin e madh.”- tha Tabaku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë