Politike

Tabaku: Kur një model ekonomik dështon dhe rrezikon 75 mijë familje

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, shprehet se largimi i investitorëve të huaj që lidhen me industrinë e fasonëve tregon  një vision të gabuar.

“Largimi i investitorëve të huaj që lidhen me industrinë e fasonëve që është industria e dytë më e madhe eksportuese në Shqipëri me thuajse 30% të eksporteve tregon fatkeqësisht një të vërtetë të madhe, një vision të gabuar. I cili jo vetëm nuk ka shkëlqyer si model ekonomik që stimulon prodhimin, përthith investimet e huaja apo rrit mirëqënien por dhe po largon investimet e pakta.

Ka qenë ky vizion që ka zvogëluar dhe zhbërë industrinë e fasonëve që është në rrezik jo veç prej zhvlerësimit të euros por edhe politikave të gabuara fiskale dhe ekonomike. Se kush e quan këtë forcim të lekut si arritje e bën ose për arrogancë ose për dritëshkurtësi”, shkruan Tabaku.

Sipas saj, rreziku i industrisë fasone vjen jo sepse një ekonomi e fortë ka prodhuar një Lek të fuqishëm, “por sepse një qeveri e korruptuar ka mbyllur sytë përballë pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit që sot po depërtojnë edhe në turizëm edhe në lojërat e fatit”.

“Në të kundërt, për t’iu përgjigjur shqetësimit të kompanive të fasonëve qeveria dështoi plotësisht të prodhojë qoftë edhe një masë të vetme në mbështetje të këtij sektori.

Që prej 2013 kur erdhi në pushtet kjo qeveri socialiste, platforma e saj për biznesin kanë qenë taksat e larta që kanë penguar jo vetëm rritjen e fasonerisë por edhe rritjen e pagave, kjo pasi pagat nuk rriten me urdhërin e qeverisë por sepse kërkesa dhe oferta përputhet. Sot 75 000 familje mund të dalin në rrugë”.

Kjo situatë, sipas saj, ngre disa pyetje për ekonominë tonë

“Çfarë modeli po prodhojmë? A duhet sakrifikuar 75 mijë familje që ushqehen nga puna në fasoneri për eksperimentet sociale dhe ekonomike të pastrimit të parave? A po investojmë në arsim me idenë e një krahu pune të kualifikuar? Jo, dhe këtë e tregon jo veç buxheti dedikuar arsimit por dhe rezultatet e PISA në vite. A po investojmë në bujqësi? Përsëri jo dhe këtë e tregon jo vetëm buxheti për bujqësinë por dhe fakti që ky sektor ka të paktën 6 tremujorë në rënie.

A po investojmë në teknologji informacioni, në tregun e krahut të kualifikuar të punës? A ka sot poliitka nxitje në këtë drejtim? A po ndërtojmë turizëm të qëndrueshëm që kontribuon në ekonomi që mbështet boneset e vogla familjare që ofrojnë më të mirën e më të bukërën e shqipërisë bashkë me traditën?

Sot Shqipëria fateqësisht nuk konkuron në asnjë nga sektorët që duhet të konkurojë. Ne nuk mund të kufizohemi duke numëruar numrin e turistëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë