“Ndjenja e kohës” është një prej vëllimeve më të rëndësishme të poetit italian, rrëfen përkthyesja Aida Baro, por aspak një njohje e plotë me të. Është vëllimi i dytë me poezi i Giuseppe Ungaretti-t, botuar për herë të parë në vitin 1933 dhe më pas i pasuruar e ribotuar më 1936 dhe 1942, është një ndër arritjet më të larta të tij, ku pjekuria intelektuale dhe poetike do ta shpjerë të ndryshojë kryekëput nga Allegria, jo vetëm në temat e trajtuara, por edhe në metrikën e përdorur.