Keshilla

Ta duam trupin edhe pas lindjes

Gratë e reja shpesh herë bien në një gjendje depresioni pas lindjes së një fëmije dhe kjo për shumë arsye. Ndryshimi që pëson pasi të sjellë në jetë një bebe, dhimbjet e plagëve pas lindjes, përgjegjësia e madhe që ka për një krijesë të sapo sjellë në jetë, prania e rrjeteve sociale dhe imazhet e trupave perfekt që ndeshin mamatë e reja në to, e shtojnë akoma më shumë depresionin. Por pavarësisht të gjitha sfidave, kur vjen puna për të sjellë në jetë një bebe, një grua nuk thotë asnjëherë jo.

Së fundi në kuadër të luftë kundër imazheve joreale në rrjetet sociale, kompania Mothercare ka nisur një fushatë të re.

Ajo përmban imazhe realiste dhe të gëzueshme të grave. Imazhet ndihmojnë nënat e reja që të shohin të të tjerat atë që shohin edhe tek trupi i tyre.

‘Body Proud Mums’ (nënat krenare), quhet fushata e Mothercare e cila ka krijuar 10 imazhe të bukura, të larmishme dhe të grave të lumtura me foshnjat e tyre. “Duke lindur një fëmijë do të ndryshojë rrënjësisht trupi juaj, por ju krenohuni me këtë pjesë. Zemrat e gërvishtura, plagët, shenjat e strijave dhe buzëqeshjet triumfuese” shkruhet në mesazhin e kompanisë, ku bashkangjitur më të, ka ndarë edhe 10 imazhe të trupave të grave pas lindjes.

Tesha, e fotografuar 26 javë pas lindjes, tha se ajo fillimisht ishte "e shkatërruar" dhe "e turpëruar" nga trupi i saj i ri. Por më pas ajo e kuptoi. “Shenjat e mia të sprijave nuk janë asgjë, pa to nuk do të kisha djalin tim”, tha ajo.

Kesia e fotografuar 17 javë pas lindjes, tha: "Gjithmonë e kam ditur se trupi im do të ishte ndryshe pas lindjes, megjithatë, nuk pres që të zgjasë kaq shumë kohë për t'u njohur me veten. Po marr pjesë në këtë fushatë për të treguar njerëzve se është normale të dukesh kështu pas lindjes së një fëmije. Dua të tregoj se foshnja është më e rëndësishme se shenjat!"

Hulumtimi i Mothercare zbulon se më shumë se gjysma e nënave të reja raportojnë se nuk ndihen krenare pas lindjes. Gjithashtu, 80% e nënave në Mbretërinë e Bashkuar thanë se kishin krahasuar trupat e tyre pas lindjes me imazhe joreale në rrjetet sociale. Dhe kjo është një ndër shkaqet që shumë gra bien në depresion.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë