Muzike

“System of a Down” akuzon Turqinë dhe Azerbajxhanin për kërcënime me vdekje

Anëtarët e “System of a Down”, grup muzikor armeno-amerikan i rrymës “heavy metal”, që u rikthye pas 15 vitesh me dy këngë për të ndihmuar vendin e origjinës në luftën me Azerbajxhanin thonë se kanë marrë kërcënime për jetën.

Basisti i bandës, Shavo Odadjian thotë se sa herë që hedhin në rrjetet sociale një postim me hashtagun “Artsakh” (emri armen për rajonin e Nagorno-Karabakhut) fillojnë menjëherë kërcënimet, fyerjet dhe sharjet.

Odadjian thotë gjithashtu se ky ka qenë motivi që shumë prej këngëtarëve të tjerë me famë botërore u tërhoqën nga mbështetja që kishin premtuar për armenët dhe Armeninë.

“Shumë këngëtarë u tërhoqën. Nas, Justin Bieber, Elton John, Cardi B. Të gjithë u tërhoqën pasi ndjeheshin të frikësuar, sepse pati edhe kërcënime me vdekje. Unë personalisht marr me qindra kërcënime çdo ditë”, thotë ai.

Odadjian është anëtari i bandës më i lidhur me Armeninë. Ai ka lindur atje dhe ka ende të afërm që jetojnë në Jerevan. Ai akuzon Azerbajxhanin dhe Turqinë se kanë lobuar dhe blerë rrjetet sociale për të mbytur çdo zë që denoncon krimet kundër armenëve.

Daron Malakian, autori i tekstit dhe producenti i dy këngëve të titulluara “Protect the Land” dhe “Genocidal Humanoidz” tha se në momentin e shkrimit të tyre kishte në mendje ushtarët në vijën e frontit, si një mbështetje modeste për të rritur moralin e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë