Mjedis

Synimi i ri i hakerave tani janë makineritë bujqësore

Ekspertët paralajmërojnë se makineritë moderne bujqësore "të zgjuara" janë të rrezikuara nga hakerat. Sipas tyre kjo do të bëjë që zinxhirët e furnizimit global të jenë të rrezikuar gjithashtu.

Dyshohet se hakerat mund të shfrytëzojnë të metat në pajisjet bujqësore. Këto pajisje përdoren për të mbjellë dhe korrur.

Gjigandi i prodhimit bujqësor John Deere thotë se, tani po punon për të rregulluar çdo pikë të dobët në softuerin e tij.

Një raport i fundit i Universitetit të Kembrixhit tha se spërkatësit automatikë të të korrave, dronët dhe korrësit robotikë mund të hakoheshin.

John Deere tha se mbrojtja e klientëve, makinerive dhe të dhënave të tyre ishte një "prioritet kryesor".

Teknologjia inteligjente po përdoret gjithnjë e më shumë për t'i bërë fermat më efikase dhe produktive.

Gjenerata e fundit e robotëve bujqësorë përdorin inteligjencën artificiale, duke minimizuar përfshirjen njerëzore. Ato mund të ndihmojnë për të plotësuar mungesën e fuqisë punëtore ose për të rritur rendimentin. Por frika nga rreziku  i sigurisë po rritet, duke shtuar shqetësimin për zinxhirët e furnizimit.

Chris Chavasse, bashkëthemeluesi i Muddy Machines, i cili po provon një robot autonom që mbledh asparagus të quajtur Sprout, tha se ekziston një rrezik real që njerëzit kudo në botë mund të përpiqen të marrin kontrollin e këtyre makinave

Ai shtoi se potencialisht dikush mund ta çojë Sprout në një gardh ose një kanal, ose ta pengojë atë të funksionojë fare. 
"Ne po punojnë me studiues të sigurisë për të adresuar çdo dobësi", shtoi ai.

Benjamin Turner, shefi operativ në Agrimetrics, një nga katër qendrat agroteknike të inovacionit bujqësor tha se duke hakuar në një traktor, mund të mërzitësh një fermer dhe ndoshta të dëmtosh përfitimin e tij për një sezon.

Ndërkohë jashtë në fusha, edhe makineritë e përditshme bujqësore, përdorin sisteme që janë potencialisht të cenueshme.

Burimi: BBC/ Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë