Futboll

Silvinho ‘bëhet’ lushnjar. Firmos kontratë shtëpie, banor i lagjes “Çlirim”

Nga Gazeta ‘Si’ - Lindi 50 vite më parë në Sao Paolo të Brazil, më pas në vitin 2000 u transferua në Londër, në Angli si pjesë e Arsenslit, për të kaluar në një nga kryeqendrat e Spajës, si Barcelona, u rikthye në Manchestër këtë herë sepse i duhej të luante edhe për disa ndeshje me Manchester Cityn deri sa e la futbollin dhe filloi karrierën e trajningut duke zhvilluar hapat e para në Milano, tek Interi si zëvendës i Mançinit dhe familjen ndërkohë bashkë me rezidencën pas kësaj e transferoi në Porto të Portugalisë.

Nga sot ai është qytetari më i ri i Lushnjes. Ndoshta jeni konfuzë dhe ende nuk e keni kuptuar, por bëhet fjalë për Sylvio Mendez Campos Junior, apo shkurt Sylvinho, trajnerin e kombëtares sonë kuqezi.

Tingëllon e çuditshme, por ai sot mund të quhet zyrtarisht shqiptar, pasi pasaportën që ia premtoi kryeministri që në dhjetorin e shkuar, e ka, ndërsa kredencialet dhe gjithçka është zyrtarizuar tashmë…Madje nëse do të qëndrojë dhe do të rinovojë kontratën përtej kësaj aktuales dhe përtej Europianit, ai mund të jetë dhe një votues i ri i Lushnjes, sëbashku me stafin e tij pasi nuk është i vetëm, Pablo Zabaleta dhe Doriva, dy ndihmësit e tij ndërkohë që më herët këtë pasaportë e ka marrë edhe Alarico Rossi, videoanalisti italian i kuqezinjëve sëbashku me Lukën, përgatitësin atletik. Në Lushnje, në lagjen "Çlirim", Sylvinho po nënshkruan kontratë shtëpie.

Kështu mes shumë personaliteteve që Lushnja rriti dhe kujton sot, në art, letërsi, muzikë dhe kinematografi, do të ketë edhe figurat e sportit botëror dhe europian si trajneri i kombëtares kuqezi dhe stafi i tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë