Futboll

Superiorja si Liga e Kampionëve, ndeshjet do luhen në mbrëmje vonë

Duke nisur nga java e 32-të e Superiores, do të ketë ndryshime në orarin e zhvillimit të ndeshjeve. Pesë ndeshjet e kësaj jave janë ndarë të dielën dhe të hënën e ardhshme, pasi të enjten luhen gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ndërkohë që bien në sy oraret e tyre. Teuta-Skënderbeu, e programuar për të hënën, nis në orën 20:45.

Një orar i pazakontë për futbollin shqiptar, gati si ai i Ligës së Kampionëve, ndeshjet e të cilit nisin në orën 21:00. Deri tani, orari më i vonë për një ndeshje të futbollit shqiptar ka qenë 20:00. Shtyrja e orarit të ndeshjeve të javëve të mbetura të Superiores është bërë për shkak të temperaturave të larta në këtë periudhë, kur në kohë normale skuadrat pushojnë, pasi kampioni zakonisht mbyllet në fund të majit. Shumë ndeshje do të luhen në mbrëmje vonë, më nëntë pa çerek, por jo çdo stadium në vendin tonë është me ndriçim.

Për skuadrat që nuk mund t’i luajnë ndeshjet e tyre në orën 20:45, si për shembull Bylisi, Luftëtari apo Laçi, FSHF-ja ka caktuar orarin 17:45, një pjesë loje më vonë se orari i deritanishëm, ku shumë ndeshje kanë startuar në orën 17:00.

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë