Kampionati i Superiores është mjaft i ngjeshur, një situatë e diktuar nga shtyrja e tij për shkak të bojkotit të klubeve. Sot luhen ndeshjet e javës së 16-të, ku të tre çiftet janë interesante. Për shkak të kushteve klimaterike, ndeshjet e sotme do të luhen në terrene të vështira.
Pas fitores në Fier ndaj Apolonisë, Kukësi do të kërkojë vazhdimësinë duke qenë se kërkon të ngjisë shpejt shkallët e klasifikimit pas katër humbjeve radhazi, në një sfidë, ndaj Bylisit, që iu dorëzua Vllaznisë vetëm në minutën e fundit javën e fundit.
Ndërkaq, Vllaznia kryesuese pret në shtëpi Kastriotin. Të besuarit e trajnerit Thomas Brdarić janë favoritë për të vazhduar me triumfet e tyre, megjithatë krutanët pas dy humbjeve radhazi do të provojnë të marrin pikë në Loro Boriçi.
Në të njëjtën orë, Skënderbeu pret Apoloninë në një duel mes vendeve të fundit. Vetëm një pikë i ndan dy ekipet në renditje, një finale për objektivat e këtij sezoni.
Ndeshjet:
13:45 Kukësi-Bylis
13:45 Skënderbeu-Apolonia
16:45 Vllaznia-Kastrioti
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.