Futboll

Superiorja kthehet me klasiken e Shqipërisë, Dede debuton në Shkodër

Ndeshjet e Kombëtares ia lënë vendin kampionatit, që sot luan javën e tretë të tij. Vëmendja është e gjitha në Shkodër, ku në orën 16:45 luhet sfida Vllaznia-Tirana, apo ndryshe klasikja e Shqipërisë. Është një ndeshje që merr vëmendje maksimale jo vetëm për emrin e dy skuadrave, por edhe për mënyrën si ka nisur ky sezon për to.

Vllaznia kryeson renditjen e Superiores me dy fitore dhe sot ka provën e së vërtetës, pasi ndeshet me kampionët e vendit. Për shkodranët është një moment shumë i mirë, ndërsa Tirana ka bërë ndryshime në stol. Nevil Dede, ish-kapiteni i kësaj skuadre, ka marrë drejtimin e saj, duke zënë vendin e Emanuel Egbo pas humbjeve me Teutën në kampionat dhe me Korabin në Kupën e Shqipërisë. Një debutim i vështirë për Deden, i cili në konferencë shtypi nuk ka premtuar mrekulli. Tirana nuk tashmë aas Kobinah, i shitur në Egjipt.

Nevil Dede, duke firmosur kontratën me Tiranën. Gazeta Si, 21 nëntor 2020

Ndeshje të tjera të rëndësishme të kësaj jave janë Teuta-Kukësi dhe Partizani-Laçi. Kukësi vjen mes problemesh, dy humbje radhazi, bojkot njëditor të stërvitjes për shkak të pagave dhe pa trajnerin Gega dhe lojtarët Kuper dhe Hetemaj, të prekur nga Covid-19. Në transfertën durrsake nuk falet një gabim i tretë radhazi për Kukësin. Partizani pret Laçin në Elbasan, me objektiv të vetëm fitoren. Skuadra e kuqe reagoi mirë ndaj Kukësit dhe pritet që sot të bëjë të njëjtën gjë, por edhe Laçi i ka detyrim pikët.

Dy ndeshjet e tjera të kësaj jave janë Bylis-Skënderbeu dhe ajo mes dy skuadrave të ngjitura këtë sezon në Superiore, Kastriotit dhe Bylisit.

Java e tretë e Superiores
Sot
Vllaznia-Tirana
Teuta-Kukësi
Partizani-Laçi
Bylis-Skënderbeu
Kastrioti-Apolonia


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë