Futboll

Superiore/ Vllaznia për tu shkëputur, Kukësi për të harruar krizën

Luhen sot katër beteja të aktit të 15 të Kategorisë Superiore, teksa ora 13:00 i zbret të gjitha skuadrat në fushë. Janë ndeshje të rëndësishme për të dy kahet e renditjes, kreun dhe fundin e saj.

Vllaznia, pasi kanë marrë petkun e favoritit, ka sot mundësinë për tu shkëputur. Skuadra shkodrane luan në Ballsh në stadiumin “Adush Muça”, ku pret Bylisin dhe në letër është favorite për fitoren, që do ta ngjiste në kuotën e 35 pikëve dhe janë të motivuar për të qëndruar në të paktën nëntë pikë diferencë nga ndjekësit. Në kampin e Vllaznisë ka besim të madh për qëndrimin në krye, megjithatë është fusha e blertë që vendos. Nga ana tjetër, vendasit këtë sezon rrezikojnë qëndrimin në elitë dhe pikët në shtëpi kërkojnë t’i shfrytëzojnë maksimalisht.

Një shans të mirë për të vazhduar ngjitjen drejt kreut ka edhe Teuta, që  duan vazhdimësinë pas fitores së ndeshjes së fundit përballë Bylis, megjithatë nga ana tjetër, krutanët vijnë pas disfatës me Tiranën dhe trajneri Ndreu pret reagimin e të tijve. Kastrioti ka treguar se në fushën e tyre janë një skuadër shumë e vështirë për t’u mundur.

Kukësi në krizë të thellë rezultatesh pas katër humbjeve radhazi, shpreson të rikthehet te suksesi në ndeshjen në transfertë përballë Apolonisë. Fierakët vijnë të motivuar pas ndryshimit nga trajneri Fabricio Kamarata dhe falë katër pikëve në dy ndeshjet e fundit, duke rihapur llogaritë në fundin e tabelës.

Ndërkaq, pas hapit fals me Apoloninë, Laçi ka mundësinë për t’iu rikthyer rezultateve pozitive teksa pret në shtëpi Skënderbeun. Korçarët nuk po kalojnë një moment të mirë dhe duhet të reagojnë pasi tashmë janë në vendin e fundit të klasifikimit, mirëpo kurbinasit janë favoritë në këtë takim.

Ndeshjet:

13:45 Apolonia-Kukësi

13:45 Bylis-Vllaznia

13:45 Kastrioti-Teuta

13:45 Laçi-Skënderbeu


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë