Futboll

Superiore/ Java e 22-të sjell sfidën e dy kryesuesve, Partizani pret sot Egnatian rivale

Gazeta Si – Partizani-Egnatia është kryendeshja e javës së 22-të të Superiores, që starton sot me Kukësi-Tirana. Ndeshje e rëndësishme kjo, sidomos për kryeqytetasit, më pas vëmendja kalon pikërisht te sfida mes dy kryesuesve të renditjes, Partizanit dhe Egnatias.

Dy skuadrat kanë aktualisht 10 pikë diferencë në tabelë, me rrogozhinasit përpara kampionëve në fuqi. Por ka rëndësi ka. Sot (ora 16:00) do të jetë një provë force, ku të kuqtë luajnë edhe për prestigjin e tyre. Për më tepër, skuadra e trajnerit Orges Shehi vjen nga dy ndeshje pa fitore.

Rrogozhinasit vijnë në një moment shumë të mirë sportiv. Kanë 3 fitore radhazi, megjithatë kjo nuk shërben shumë për objektivin final të sezonit, titullin kampion, sepse pas 36 javësh pikët zerohen dhe 4 skuadrat e para nisin një minikampionat mes tyre për trofeun. Sidoqoftë, sot në ‘Arena e Demave’ pritet një ndeshje interesante, më të dyja skuadrat që do të kërkojnë fitoren.

Po sot luhet edhe ndeshja mes Teutës dhe Skënderbeut, kurse të dielën luhen edhe dy ndeshjet e tjera të kësaj jave, Laçi-Vllaznia dhe Erzeni-Dinamo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë