Futboll

Superiore/ Debutimi i Josës, Skënderbeu për mbijetesën

Superiorja rikthehet me duele për “jetë a vdekje”. Tre skuadrat që duan të sigurojnë qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar në dy ndeshje mjaft interesante. Pas dy fitoreve radhazi, Kukësi do të kërkojë të tretën këtë herë nën drejtimin e trajnerit të ri, Mirel Josa. Ky i fundit menjëherë do të vihet përballë të kaluarës së tij, Skënderbeut, që kanë harruar të fitojnë prej katër ndeshjesh dhe rezultatet e fundit kanë bërë që tashmë ekipi të mbyllë renditjen e Superiores dhe të rrezikojë mbijetesën në elitë.

Kastrioti, që javët e fundit po vuan për rezultate, në Kamëz pret Bylisin. Një betejë mes dy ekipeve që praktikojnë një futboll me plot përplasje, që në ndonjë rast edhe mund ta kalojnë cakun. Krutanët vijnë me moralin lart pasi kanë ndalur në barazim kryesuesit e Vllaznisë dhe në rast të një fitoreje atëherë do të krijonin një avantazh sigurie mes tre vendeve të fundit, ku bëjnë pjesë edhe ballshiotët.

Nesër do të zhvillohen tre ndeshje të tjera. Spikat Partizani-Vllaznia më së shumti, që luhet prej orës 16:45, kurse në mesditë luhen Laçi-Teuta dhe Apolonia-Tirana.

Ndeshjet:

13:45 Kastrioti-Bylis

13:45 Skënderbeu-Kukësi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë