Sport

Super Bowl/ Kansas City ruan kurorën, San Francisco bie ne shtesë. Feston dhe Taylor Swift

Gazeta Si – Skuadra e Mahomes dhe Kelce mundi në shtesë formacionin kalifornian, 25-22. Kansas Chiefs ruajnë kështu titullin e fituar vitin e kaluar.

Taylor Swift mund të festojë lirshëm pas disa javësh pritje. I fejuari i saj, Travis Kelce, ka fituar Super Bowl 2023, duke udhëhequr bashkë me Patrick Mahomes Kansas City Chiefs në suksesin e katërt në historinë e tyre. Këngëtarja e famshme amerikane është parë të bëjë tifo fuqishëm gjatë ndeshjes dhe në fund të festojë për suksesin e Chiefs.

Ndeshja ishte shumë e ekuilibruar, me mbrojtjet protagoniste, sidomos në pjesën e parë. Një situatë që në një farë mënyre favorizoi San Francisco 49ers, që bllokoi kundërshtarin dhe u limitua me një ‘field goal’ të Harrison Butker. Kalifornianët e mbyllën fraksionin e parë të lojës 10-3.

Pjesa e dytë ishte shumë më ndryshe për djemtë e Andy Reid, falë lojës më të mirë të Travis Kelce dhe Patrick Mahomes, me këtë të fundit që më në fund u ngjit në katedër dhe u bë protagonist i përmbysjes. Goli i Butker hapi rrugën drejt ‘touchdown’ të Marquez Valdes-Scantling, që e çoi ndeshjen në 10-16.

San Francisco rikuperoi shpejt me Christian Mçaffrey, që gjeti mundësinë për të çuar skuadrën drejt ‘touchdown’ të Jennings, venimtar për ta çuar rezultatin 16-13 6 minuta para fundit.

Pjesa e fundit ishte shumë intensive nga të dyja skuadrat dhe koha e rregullt u mbyll 19-19. Vetëm pak sekonda nga fundi Mahomes kishte rastin e artë të mbyllte takimin, por nuk ia doli.

Në shtesë San Francisco 49ers pati kontrollin e topit, por bëri disa gabime në lojë, duke mos çarë mbrojtjen kundërshtare. Në këtë pikë Kansas City Chiefs nuk falën, duke u afruar gradualisht te gjysma dhe mbi të gjitha duke luajtur me kohën në dispozicion, falë Mahomes. Skuadra e Reid shfrytëzoi rastin me një ‘touchdown’ që vendosi rezultatin në 25-22.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë