Çdo vit “Super Bowl” është një përplasje skuadrash të destinuara për të mbetur në histori. Mirëpo këtë vit Kansas City Chiefs kanë mundësi të arrijnë dicka që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë – Të fitojnë për të tretën herë rradhazi “Super Bowl”, përfshi suksesin e dy viteve më parë kur triumfuan ndaj Philadelphia-s në Arizona. Eagles nga ana tjetër sërish kanë mundësi të bëjnë dicka që nuk është parë më herët – të marrin reavanshin për Super Bowl-in e humbur brenda 5 viteve nga sfida e parë.

Ndaj pavarësisht fjalëve destinacion dhe histori, kur të fillojë Super Bowl 59 mes të dielës dhe të hënës në Evropë, do të jemi dëshmitarë të diçkaje që do të ndodhë për herë të parë. Dhe jo vetëm për faktin se Kansas City kërkon suksesin e tretë rradhazi pas fitores ndaj Eagles (SB 57) dhe San Francisco 49ers (SB 58). Sepse mgjs Chiefs është një nga 9 skuadrat që e kanë fituar dy herë rradhazi këtë Finale, pas suksesit 32-29 ndaj Buffalo Bills në Konferencën AFC, ajo u bë e vetmja që shkon 3 herë rradhazi në Super Bowl. Në historinë e NFL gjejmë skuadra që jane shpallur tre herë rradhazi kampione kombëtare por asnjëra që prej ditës së parë të Super Bowl.

Green Bay Packers fituan tre tituj rradhazi në vitet 1929-31 dhe 1965-67, dy të fundit në Super Bowl 1 dhe 2. Një tjetër fakt që i vendos Chiefs në histori është se ndaj Eagles ata do të luajnë ndeshjen e 19 në Playoff prej fillimit të vitit 2019. E vetmja në 6 vitet e fundit në historinë e NFL. Chiefs vs. Eagles jane jo vetëm cifti i 9 që riluajnë Finalen por ato do të ndeshen për të 5 herë për trofeun “Lombardi”. Në minutat e parë të mëngjesit të së hënës, në fushë do të jenë 40 lojtarë që luajtën në Finalen e dy viteve më parë. Patrick Mahomes, Travis Kelce dhe Chris Jones jane leader’ët e Chiefs ndërsa Eagles udhëhiqen nga Jalen Hurts, A.J. Brown dhe DeVonta Smith.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.