Sport

Super Bowl 2024/ Për herë të parë në Las Vegas, stadiumi dhe gjithë detajet e tjera

Gazeta Si – Ka gjithmonë një herë të parë, edhe për Super Bowl numër 58, që zhvillohet më 11 shkurt në ‘Allegiant Stadium’ në Las Vegas. Një takim i shumëpritur për miliona spektatorë që ngulen para televizorit për të ndjekur finalen e NFL-së.

Ndryshe nga sa ka ndodhur në edicionet e mëparshme, Super Bowl LVIII do të zbarkojë në shtëpinë e Las Vegas Raiders, tashmë jashtë gare për një vend në play-off.

Ku luhet Super Bowl, sa është kapaciteti i stadiumit?
I inauguruar në 2020-ën pas 3 vjet punimesh dhe 1.97 miliardë dollarësh të shpenzuar, ‘Allegiant Stadium’ ka ndryshuar botën e futbollit amerikan, duke u bërë stadiumi i dytë më i kushtueshëm në histori. Ka hapësirë për 65.000 spektatorë në ndeshjet e kampionatit të NFL-së, por kapaciteti i stadiumit për Super Bowl mund të zgjerohet deri në 72.000 vende.

Janë 10 nivele dhe ka një çati transparente, është krejtësisht i klimatizuar, me të zezën dhe të argjendtën, linja të gjata dritash led, që i ngjajnë një makine sportive.

Estetika kujton stemën e Las Vegas Raiders dhe e bën strakturën të veçantë në gjithë Amerikën, mbi të gjitha pas provave gjenrale në 2021-shin dhe 2022-shin, kur ka pritur Pro Bowl, takimi tradicional All-Star Game i NFL-së.

Për herë të parë në histori sytë e gjithë botës do të fiksohen në Las Vegas, që e ka fituar organizimin e finales në 2021-shin, kur liga e preferoi në New Orleans për arsye kalendari: qyteti i Jazz duhej të ishte selia e Super Bowl LVIII, ndërsa vendimi për ta zgjeruar sezonin nga 16 në 17 ndeshje e shtyu NFL-në ta spostonte spektaklin e madh në mes të shkurtit.

E pafavorshme kjo kohë për qytetin e Louisiana, që në atë periudhë feston karnavalet me manifestime të ndezura dhe që do të ndikonte në zhvillimin e eventit të shumëpritur për gjithë futbollin amerikan. Në këtë pikë iu afrua New Orleans ta organizonte Super Bowl LXIX në 2025-ën dhe t’ia linte radhën Nevadas dhe Las Vegasit.

Sa kushton?
Për të ndjekur nga afër Super Bowl nuk është aq e lehtë ekonomikisht, duke parë kërkesat në rritje vit pas viti. Nëse në 2019-ën finalja mes New England Patriots dhe Los Angeles Rams kushtonte mesatarisht rreth 4000 dollari, në 2020-ën shkoi në 6000 dollarë për sfidën mes Kansas City Chief dhe San Francisco 49ers.

Kostot u rritën në 2021-shin deri në 10.000 dollarë, me hapjen për vetëm 25.000 spektatorë për shkak të masave anti-Covid. Një çmim që mbeti edhe për vitin e fundit për finalen e Super Bowl 2023 në ‘Phoenix Stadium’ (Arizona) me fitoren e Kansas City Chief ndaj Philadelphia Eagles. Megjithatë, paketat e vëna në dispozicion të tifozëve janë shitur të gjitha, duke konfirmuar lidhjen e SHBA-ve me futbollin e tyre.

Kush janë pretendentët

Edicionet e fundit të Super Bowl kanë qenë thuajse gjithmonë pronë e Kansas City Chiefs. Skuadra nga Missouri ka ditur të shkojë në finale tri herë në katër vitet e fundit.

Tani duhen pritur vetëm emrat e sfidantëve, me Baltimore Ravens dhe San Francisco 49ers që prezantohen në play-off me shanse më të mëdha, duke udhëhequr respektivisht American Football Conference North dhe National Football Conference West, me një rekord 13-3 dhe 12-4.

E njëjta gjë vlen edhe për Miami Dolphins dhe Dallas Cowboys, që komandojnë AFC East dhe NFC Eas. Kansas City Chiefs dhe Detroit Lions mbyllin grupin me kreun të siguruar në AFC West, falë një ecurie me 10 fitore dhe 6 humbje dhe në NFC North me 11 fitore e 5 humbje.

I sigurt play-off-i për Cleveland Browns, Philadelphia Eagles e Los Angeles Rams, ndërkohë që janë ende në garë Jacksonville Jaguars, Tampa Bay Buccaneers, Buffalo Bills, Green Bay Packers dhe Indianapolis Colts.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë