Sport

Super Bowl 2023, një sfidë mes Philadelphia Eagles dhe Kansas City Chiefs

Gazeta Si – Më 12 shkurt, në Glendale, do të jepet titulli numër 57. Janë mundur në finalet e konferencave 49ers dhe Bengals.

Philadelphia kundër Kansas City. Është kjo finalja e Super Bowl 2023, që do të zhvillohet në Glendale, Arizona, të dielën e 12 shkurtit. Finalja e konferencës së Nfc (National Football Conference) ishte me sens unik, kurse ajo e Afc (American Football Conference) u vendos në sekondën e fundit. Philadelphia Eagles mundën San Francisco 49ers 31-7, ndërsa Kansas City Chiefs kaluan Cincinnati Bengals 23-20.

Nga ndeshja e fundit e Philadelphias. Gazeta Si, 31 janar 2023

Finalja e 57-të e National Football League është programuar të luhet në ‘State Farm Stadium’. Është hera e tretë që Super Bowl luhet në këtë stadium, pas edicioneve XLII dhe XLIX. Në këtë të fundit fitoi titullin e 3-të Kansas city Chiefs, i udhëhequr nga Mahomes.

Finalja e Glendale pritet të jetë spektakolare dhe me siguri do të shënojë rekorde. Vëmendja do të përqendrohet te Rihana, e cila do të performojë gjatë pushimit të ndeshjes. Këngëtarja do të ndjekë gjurmët e emrave të mëdhenj, si Whitney Houston (1991), Michael Jackson (1993) dhe Prince (2007).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë