Treg

Luleshtrydhet, tregu 2.9 mld usd

Nga Sabina Veizaj- Nëse mendoni se kinezët janë të shkëlqyer vetëm në prodhimin e orizit, teknologji dhe në mënyrën se si kopjojnë, ky është një perceptim i gabuar. Kina është e para në absolut për prodhimin e luleshtrydheve duke e dominuar tregun global në 41,6% të tij duke rrëmbyer llokmën më të madhe të tregut prej 2.9 miliard doallarë.

Ndërsa  ngjarjet e mëdha periodike që shenjojnë jetën sportive apo kulturore të botës si kampionati botëror i futbollit, lojërat olimpike, etj, zhvillohen një herë në katër vjetë duke ngjallur kërshërinë e publikut anembanë globit, Kina organizon Simpoziumin Ndërkombëtar të Luleshtrydheve po një herë në katër vjetë. Ky simpozium zhvillohet në Pekin në datat 18-24 shkurt. Dhe me të vërtetë Kina është olimpike për luleshtrydhet.

Sipas Shoqërisë Kineze për Shkencën e Hortikulturës, Kina është tashmë prodhuesja më e madhe në botë e luleshtrydheve duke kaluar SHBA-të, dhe ajo është krenare tia tregojë botës këtë .

Por si është ndarë tregu global i luleshtrydheve

Kina sundon tregun e prodhimit global të luleshtrydheve me gati gjysmën e totalit të prodhimit, e ndjekur nga SHBA-të, Egjipti, Meksika, Spanja, Korea e Jugut, Rusia, Polonia e Japonia.

Sipas të dhënave të fresh plaza, eksportuesi më i madh i luleshtrydheve në botë është Spanja dhe importuesi më i madh SHBA-të. Çmimi mesatar për një kg luleshtrydhe prej mars 2018 deri më 16 korrik regjistrohet 3,5 dollarë.

Referuar statistikave të CBI-së, Qendra për promovimin e Importeve nga Vendet në Zhvillim, këto vende eksportuan më shumë se 29,000 ton luleshtrydhe në Europë në 2016.

Importi dhe tregtia e përgjithshme europiane arritën në 465,000 ton luleshtrydhe në vitin 2016, mirëpo mbi 90% kontribuon në rieksportimin dhe tregtinë e brendshme të prodhimeve vendore.

Tregu i luleshtrydheve është i madh, por importi në distanca të gjata shpesh është për të mbuluar hendekun e furnizimit ose mungesën e përkohshme. Cilësia e luleshtrydheve europiane është shumë e lartë.

Konsumi i luleshtrydheve në Europë vlerësohet të jetë rreth 1.2 milion ton. Italia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë konsum më të lartë për frymë me 3 kg në vit. Konsumi mesatar në Europë për 2016 ishte 1.64 kilogram për person.

Spanja është një furnizues i nivelit të lartë për Europën Veriore

Spanja funksionon si furnizues i nivelit të lartë për Europën Veriore. Sapo Spanja të hyjë në treg me fuqi të plotë nga shkurti deri në maj, bëhet më e vështirë të garojë si një furnizues joeuropian. Në fillim të sezonit, furnizimi spanjoll plotësohet nga kultivuesit në Marok dhe Egjipt. Këta kultivues mund të jenë shumë konkurues në çmime. Spanja është gjithashtu ri-eksportuese kryesore e luleshtrydheve marokene.

Nëse dëshironi të eksportoni luleshtrydhe në Europë, ju duhet të jeni shumë konkurues në çmime, të eksportoni një cilësi superiore ose të shmangni sezonin e lartë spanjoll dhe të kërkoni mundësi në mes të stinëve në rritje europiane mes tetorit dhe janarit.

Cilat tendenca ofrojnë mundësi në tregun europian për luleshtrydhe?

Në Europë, kultivuesit po adoptojnë gjithnjë e më shumë teknologji në prodhimin e luleshtrydheve. Një numër i rëndësishëm tashmë punojnë me një formë të hortikulturës së mbrojtur, duke përdorur nënshtresa, tunele plastike ose sera xhami. Ky përmirësim teknologjik shoqërohet me zhvillimet në përmirësimin e kultivarëve të luleshtrydheve, siç janë varietetet e hershme në rritje ose në fund të sezonit.

Si rezultat, fermat e luleshtrydheve në Europë jo vetëm që fitojnë më shumë kontroll dhe efikasitet në prodhim, por gjithashtu shtrijnë sezonet e tyre të prodhimit. Kërkesa e konsumatorëve inkurajohet nga një furnizim pothuajse çdo vit me luleshtrydhe cilësore. Derisa konsumi po rritet, dritarja e mundësisë për furnizuesit e jashtëm po bëhet gjithnjë e më e ngushtë.

Aroma dhe pamja janë të rëndësishme

Aroma sa vjen e bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për konsumatorët europianë, po ashtu edhe pamja e luleshtrydheve. Konsumatorët janë të përgatitur të paguajnë një çmim premium të  lartë për luleshtrydhe me cilësi të lartë dhe të shijshme. Shije dhe ëmbëlsi është një argument i zakonshëm për blerjen e luleshtrydheve lokale, veçanërisht në Europën Veriore. Varietetet, klima dhe metodat e prodhimit janë të ndryshme nga ato në rajonin e Mesdheut, duke i dhënë luleshtrydheve vendore një reputacion shumë të mirë.

Shumica e fermerëve rimbjellin luleshtrydhe

Edhe pse bimët mund të zgjasin 5-6 vjet me kultivim të kujdesshëm, shumica e fermerëve i përdorin ato si një kulturë vjetore, duke i ripërpunuar çdo vit. Kulturat marrin 8 deri në 14 muaj për t’u pjekur. Luleshtrydhja është bimë sociale, që kërkon si një mashkull dhe një femër për të prodhuar fruta.

Fjala lulushtrydhe vjen nga streaëberige e vjetër angleze, me shumë gjasa sepse bima lëshon fije, të cilët mund të krahasohen me copa kashte. Edhe pse kanë qenë rreth e rrotull për mijëra vjet, luleshtrydhet nuk janë kultivuar në mënyrë aktive deri në periudhën e Rilindjes në Europë.

Origjina Amerikano-Veriore

Luleshtrydhet e kanë origjinën në Amerikën e Veriut dhe indianët i përdornin ato në menu të ndryshme. Kolonizatorët e parë në Amerikë dërguan bimë të mëdha origjine të luleshtrydheve në Europë që në fillim të vitit 1600. Një varietet tjetër u zbulua edhe në Amerikën Qendrore dhe Jugore, të cilën pushtuesit e quajtën futilla. Amerikanët e hershëm nuk u shqetësuan për të kultivuar luleshtrydhe, sepse ato ishin të bollshme në natyrën e egër.

Ëmbëlsira luksoze e shekullit të 19-të

Kultivimi filloi seriozisht në fillim të shekullit të 19-të, kur luleshtrydhet me krem u bënë shpejt një ëmbëlsirë luksoze.

Nju Jorku u bë një shpërndarës luleshtrydhesh me ardhjen e hekurudhës, duke transportuar kulturën në makina hekurudhore frigoriferike. Prodhimi u përhap në Arkansas, Luiziana, Florida dhe Tennessee. Tani 75 për qind e kësaj kulture të Amerikës së Veriut është rritur në Kaliforni, dhe shumë zona kanë Strawberry Festivals, me të parin që daton që prej vitit 1850.

Burimet: CBC, Freshplaza,Shoqata kineze për Shkencën e Hortikulturës.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë