Rend dhe Ligj

Sulmuan barbarisht djalin e Simona Venturës, burg për dy shqiptarë

Gjyakata ka dhënë dënimin për katër të rinjtë e akuzuar për sulmin me thikë ndaj Nikolò Betarinit, djalit të ish-futbollistit Stefano Betarini dhe prezantues së njohur Simona Ventura, një ngjarje e ndodhur në “Old Fashion”, në Milano. Mes tyre janë edhe dy shqiptarë, Andi Arapi dhe Albano Jakej, ku i pari ka marrë dënimin më të ulët.

Nga 5 deri në 9 vite burg janë dënimet e dhëna nga Gjykata, ndërkohë që ishte kërkuar një dënim prej 10 vitesh burg për të katër të akuzuarit nga prokurori Elio Ramondini. “Ne kërkonim që drejtësia të vihej në vend dhe kështu ka ndodhur”. Ky ishte komenti i shkurtër i Nikolo Betarinit, i cili u duk shumë i prekur emocionalisht pas pretencës.

Më 1 korrik të vitit të kaluar, Betarini u sulmua barbarisht jashtë një diskoteke në Milano, duke marrë tetë plagë nga godija me thikë. Dënimi më i rëndë është dhënë për Davide Kadeo, 29-vjeçarin e akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë. Ishte ai që i kishte dhënë të gjitha goditjet me thikë, ndaj dhe është dënuar me 9 vite burg. Pesë vite burg për Andi Arapin, i vetmi që deri tani ka qenë në arrest shtëpie. Pesë vite e gjysmë vite burg për Alesandro Ferxoko, kurse shqiptari tjetër, Albano Jakej, duhet të vuajë dënimin e 6 viteve e gjysmë burg.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë