Lajme

Sulmohet çifti në Shijak, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Është identifikuar dhe është shpallur në kërkim autori i sulmit mbi një çift në Shijak, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e kaluar.
Policia e Shijakut bën me dije se është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit I. B., 27 vjeç, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Siç njofton policia, 27-vjeçari dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi F. K., 30 vjeç, ku ishte pasagjere shtetasja Xh. K., 30 vjeçe, banuese në Shijak.
Nuk ka asnjë të lënduar, veç dëme materiale të automjetit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë