Zona e Bathores në Tiranë është tronditur gjatë natës nga një shpërthim eksplozivi. Tritoli është vendosur në katin e parë të banesës e Gazmir Dacit, i cili është i burgosur, i dënuar për vrasje.
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.
Gazmir Daci është i dënuar me 35 vite burg për vrasje dhe plagosje. Ai po vuan dënimin në burgun e Vaqarrit për vrasjen e Valmir Kolaverit më 4 nëntor 2015, ndërsa ka plagosur rëndë vëllanë e tij Robert Kolaveri, i cili mbeti i paralizuar.
Duhet të themi që banesa e Gazmir Dacit është sulmuar dhe dy herë të tjera.
Shkak i shpërthimit të sotëm, por edhe i atyre më parë dyshohet se janë konfliktet e vjetra dhe hasmëria, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.