Politike

Sulmi terrorist në Ankara, Begaj: E dënojmë me forcë, solidaritet me popullin turk

Presidenti Bajram Begaj ka dënuar sulmin terrorist në Ankara, ndërsa shpreh solidaritetin me popullin dhe qeverinë turke.

“Ndaj shqetësimin e madh për aktin terrorist të ndodhur në rrethinat e Parlamentit turk në Ankara ditën e sotme, kur për pasojë pati disa të plagosur nga radhët e forcave të policisë turke. Shpreh solidaritetin tim të palëkundur me popullin dhe qeverinë turke për dënimin me forcë të akteve terroriste të të gjitha formave, të cilat sjellin shqetësim dhe kaos për rendin dhe qetësinë qytetare e më gjerë. Akte të tilla terroriste janë qasje të një bote të vjetëruar dhe bien ndesh me parimet dhe vlerat e botës moderne", shkruan Begaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë