Treg

Sulmi rus po shkatërron tregun e kriptove. 250 mld dollarë humbje çdo orë

Kriptomonedhat pësuan rënie të thellë mëngjesin e të enjtes pasi Rusia sulmoi Ukrainën.

Bitcoin ra me më shumë se 8% në vlerën e 34 mijë dollarëve, më i ulëti në një muaj. Ether ra me më shumë se 12% në 2.325 dollarë.

Më shumë se 250 mld dollarë u fshinë nga tregu global i kriptomonedhave në 24 orët e fundit.

Zakonisht luhatjet në kripto vjen si pasojë e lëvizjeve të tjera në stock market, sidomos ato te aseteve kryesore.

Kriptomonedhat ishin të parat në tregjet ekonomike që ndjenë frikën. Bitcoin kaloi në 30 mijë dollarë nga pothuajse 70 mijë që ishte në fund të 2021-shit, duke rënë me 50%.

Analistët thonë se Bitcoin mund të ulet përsëri në 20 mijë duke nisur kështu një tendencë rënëse të frikshme.

Ndoshta momenti i “bull market” për kriptot mund të rikthehet vetëm në vitin 2024./CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë