Treg

Nafta rritet mbi 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga viti 2014 pas sulmit ndaj Ukrainës

Çmimet e naftës janë rritur në mbi 100 dollarë për fuçi dhe tregjet globale të aksioneve kanë rënë pas raportimeve për veprim të zgjeruar ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.

Vendimi rus ka nxitur shqetësimet për luftë të madhe në Europë.

Çmimet e arit dhe jenit japonez – të konsideruara streha të sigurta gjatë pasigurive globale – po ashtu janë rritur më 24 shkurt. Çmimet e naftës së papërpunuar kanë arritur në nivele që nuk janë parë nga shtatori i vitit 2014, pas frikës se mund të ketë ndërprerje të furnizimeve nëse sanksionet e Perëndimit prekin eksportet ruse të naftës.

Tregjet e aksioneve në Hong Kong, Sidngej, Mumbai dhe Seul, kanë rënë për më shumë se 3 për qind.

Tregjet në Tokio, Singapor, Tajpej dhe Uellingon kanë rënë më shumë se 2 për qind dhe humbje të mëdha janë raportuar edhe në Shangai, Manila, Xhakarta dhe Bangkok.

Tregjet e aksioneve kanë rënë edhe në Europë dhe Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet në Rusi kanë pezulluar të gjitha këmbimet në Moskë.

Rubla ruse është vlerësuar për 9 për qind të enjten(24 shkurt), duke nxitur bankën qendrore të Rusisë të ndërhyjë për të stabilizuar tregun.

Lëvizjet e tregut erdhën pasi Putin urdhëroi një operacion ushtarak në rajonin e Donbasit të Ukrainës që është dënuar nga SHBA dhe shumë qeveri të tjera europiane dhe perëndimore.

“E gjithë përgjegjësia për gjakderdhjen e mundshme do të jetë plotësisht dhe plotësisht në ndërgjegjen e regjimit në pushtet”, tha presidenti rus në një fjalim të transmetuar në televizionin shtetëror.

Burimi: Financial Times/ Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë