Treg

Rivlerësimi i pronës me 5 për qind, PS kërkon shtyrjen e afatit deri në fund të 2027-ës

Partia Socialiste propozon shtyrjen e afatit për procesin e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme me normën tatimore 5% deri në fund të vitit 2027.

Nisma ligjore është propozuar nga deputeti i PS-së, Olsi Komici, dhe i është përcjellë për shqyrtim kreut të Kuvendit, Niko Peleshi.

Në relacionin shoqërues të projektligjit argumentohet se shtyrja e afatit synon të lehtësojë përfitimin nga procesi i rivlerësimit, të garantojë përfundimin e procedurave të nisura dhe të sigurojë trajtimin e qartë të rivlerësimeve të kryera nga personat juridikë.

“Shtyrja e afateve paraqitet si një masë që synon të lehtësojë përfitimin nga procesi i rivlerësimit, të garantojë përfundimin e procedurave të nisura dhe të sigurojë trajtimin e qartë të rivlerësimeve të kryera nga personat juridikë, në interes të subjekteve që zgjedhin të përfitojnë nga ky proces”, thuhet në relacionin e projektligjit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë