Bota

Sulmi në Izrael, evakuohen banorët pranë Rripit të Gazës

Nga Gazeta 'Si'-Autoritetet izraelite kanë filluar të evakuojnë banorët në zonat përreth Rripit të Gazës.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi ushtarak i IDF-së, nënkoloneli Richard Hecht, në një konferencë, duke mos treguar se sa persona do të evakuohen.

Këshilli Rajonal Mateh Asher, i vendosur në veri dhe perëndim të Galilesë, sot në mëngjes u bëri thirrje banorëve vendas që të evakuohen nga jugu ose qendra e vendit.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit aktualisht po përballen me militantët e Hamasit në tetë zona të Izraelit dhe kanë rivënë kontrollin në 22 zona në jug të vendit.

Qëllimi kryesor, shpjegoi ai është të konfirmohet se ato komunitete janë të lira nga militantët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë