Lajme

Sulmi mbi xhaminë në Zelandën e Re, të gjithë kundër Facebook

Facebook ka thënë transmetimi live i sulmit në xhaminë e Christchurch, në Zelandën e Re, të javës së kaluar është ndjekur nga më pak se 200 shikues. Kompania po përballet me kritika të ashpra për shkak se nuk bllokoi në kohë këto pamje të Brenton Tarrant që transmetoi për 17 minuta të tëra vrasjen e 50 vetëve.

Facebook tha se video u pa 4.000 herë në total para se të hiqej. Kompanitë e medieve sociale kanë luftuar për të ndaluar përhapjen e kopjeve të videos. Disa liderë botërorë u kanë bërë thirrje kompanive të mediave sociale që të marrin më shumë përgjegjësi për materialin ekstremist që u shfaq në platëformën e tyre. Pavarësisht se videoja origjinale u hoq, kjo video u kopjua dhe u shpërnda gjerësisht në platforma të tjera, duke përfshirë YouTube dhe Twtter. Në një deklaratë të hënën, Facebook tha se ka fshirë më shumë se 1.5 milionë kopje të videos në ditën e parë pas incidentit. Dhe rreth 1.2 milionë prej atyre kopjeve u bllokuan teksa po ngarkoheshin. Kryeministri i Australisë Scott Morrison shprehu shqetësim lidhur me "rolin e pakufizuar" të teknologjive të internetit në sulmet terroriste. Në një letër drejtuar kryeministrit japonez Shinzo Abe, i cili gjithashtu ka kryesinë e radhës të G20, ai kërkoi që çështja të diskutohej në takimin e ardhshëm të këtij samiti të rëndësishëm.

"Është e papranueshme për ta parë internetin si një hapësirë të papërmbajtur," shkroi ai. Morrison tha se qëllimi ishte të binin në dakord për veprime të bashkërenduara për të siguruar mbrojtje më të madhe nga dhuna terroriste. "Është e domosdoshme që bashkësia globale të punojë së bashku për të siguruar që firmat e teknologjisë të përmbushin detyrimin e tyre moral për të mbrojtur komunitetet të cilat ata u shërbejnë dhe nga të cilat përfitojnë".

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern gjithashtu tha të martën se firmat e mediave sociale duhej të bënin më shumë për të luftuar terrorizmin.
Sekretarja britanike e Shtetit Sajid Javid gjithashtu u bëri thirrje firmave të mediave sociale të ndërmarrin veprime për të ndaluar ekstremizmin në kanalet e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë