Bota

Sulm racist në Florida, 20-vjeçari vret 3 persona me ngjyrë dhe më pas vetëvritet

Gazeta Si - Një tjetër sulm me armë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kësaj here ngjarja ka ndodhur në Florida.

Sipas CNN, një 20-vjeçar me veshje ushtarake, i armatosur me pistoletë dhe pushkë, vrau 3 afroamerikanë pranë një dyqani në Jacksonville.

Më pas, autori u rrethua nga policia dhe u dyshohet se u vetëvra, ndërkohë që nga hetimet paraprake dyshohet se motivet e krimit kishin prapavijë raciste, lidhur kjo dhe me zvastikat e gdhendura që u gjetën në armët e tij.

Mësohet se vrasësi përpara se të kryente këtë krim me përmbajtje raciste kishte marrë në telefon prindërit e tij, të cilët i njoftoi se çfarë do të bënte dhe iu kërkoi që të publikonin në rrjetet sociale manifestin racist ku fliste se i urrente personat me ngjyrë.

 Në një prej armëve të autorit u gjet e vizatuar zvastika e Hitlerit, çka ngre dyshime se ai ishte një mbështetës i këtij grupimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë