Analize

“Sulltani” merr një pritje të ngrohtë në Shtëpinë e Bardhë

Pushtimi i Turqisë në Sirinë veriore muajin e kaluar bëri që Ankaraja të akuzohej për krime lufte ndaj kurdëve, aleatëve më të vyer të SHBA-së në luftën kundër Shtetit Islamik. Ajo provokoi zemërim të jashtëzakonshëm në Uashington dhe Bruksel. SHBA po diskuton po ashtu vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë për shkak të blerjes së një sistemi rus të raketave.

Por asnjë nga këto nuk e prishi ceremoninë e ngrohtë me të cilën Presidenti tuke Rexhep Tajip Erdogan u prit të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, ku, veç të tjerash, Trump e quajti homologun turk një mik "shumë të mirë të Amerikës".

Mirëseardhja e ngrohtë për Erdoganin vjen ndërkohë që senatorët republikanë këmbëngulin për të ndëshkuar Ankaranë për blerjen e sistemit raketor rus si dhe pushtimin e Sirisë.

Edhe pse Presidenti Donald Trump i bëri thirrje Erdogan të largohej nga blerja e sistemit rus të mbrojtjes raketore, duke e quajtur një "sfidë shumë serioze" për marrëdhëniet turko-amerikane,në fund të takimit, presidenti turk u duk i bindur për ta çuar deri në fund këtë nismë të qeverisë së tij.

Presidenti Donald Trump dhe Presidenti Recep Tayyip Erdogan. Gazeta Si, 2019

Pavarësisht zhurmës së shkaktuar nga Kongresi Amerikan, Trump njoftoi se të dyja vendet do të fillonin punën për një marrëveshje tregtare 100 miliardë dollarë.

"Turqia, siç e dinë të gjithë, është një aleat i shkëlqyer i NATO-s," tha Trump në një konferencë të përbashkët shtypi me Erdogan.

Pas takimit të shumëpritur në Shtëpinë e Bardhë Trump tha se ai ishte "fans i madh" i liderit turk dhe se ai dhe Erdogan kishin patur një takim "produktiv".

Por asnjëri prej dy presidentëve udhëheqësit nuk pranuan të sqaronin konkret se si do t’i kapërcenin tensionet.

"Blerja e pajisjeve ushtarake të sofistikuara të Rusisë, siç është S-400, krijon disa sfida shumë serioze për marrëdhëniet tona. Është një çështje për të cilën folëm vazhdimisht," tha Trump. "Ne folëm gjatë për të ardhmen, shpresojmë se do të jemi në gjendje ta zgjidhim atë situatë."

Për Kongresin Amerikan, blerja e sistemit rus nga Ankaraja shkel të gjitha rregullat e NATO-s . Erdogan ka thënë se të dyja vendet mund të kapërcejnë mosmarrëveshjen vetëm përmes dialogut. "Ne jemi në marrëveshje për të çuar më tej lidhjet turko-amerikane. Ne kemi rënë dakord të hapim një faqe të re në marrëdhëniet tona, "tha ai.

"Ne kemi qenë miq për një kohë të gjatë, pothuajse nga Dita 1. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin. Ne e kuptojmë se nga kemi ardhur, "i tha Trump Erdoganit teksa ishin ulur pranë njëri-tjetrit në Zyrën Ovale. "Ata janë shumë të respektuar në vendin e tyre dhe në rajon," tha Trump për Erdoganin dhe gruan e tij, Emine.

Trump ka rënë nën një presion të fortë nga bashkëfshatarët e tij Republikanë për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, i cili i hapi rrugën inkursionit të Turqisë. Por Erdogan tha se Turqia ishte partneri më i mirë për Shtetet e Bashkuara për ta ndihmuar në luftimin e Shtetit Islamik.

Presidenti Donald Trump dhe Presidenti Recep Tayyip Erdogan. Gazeta Si, 2019

"Turqia dhe Shtetet e Bashkuara mund të punojnë së bashku për të shkatërruar Shtetin Islamik dhe për të sjellë paqen në Siri. Partneri më i besueshëm amerikan në rajon për ta bërë këtë është Turqia, ”tha Erdogan. Ai deklaroi po ashtu se i kërkoi Trump të ndalonte mbështetjen për milicinë kurde .

Për shumë ekspertë , Trump e ka të qartë se përplasjet midis SHBA-së dhe Turqisë mund të përfundojë vetëm dy mënyra: me një kompromis që do të çonte drejt rikuperimit të marrëdhënieve, ose me shkëputje të plotë që do të kishte pasoja shkatërruese si për ekonominë e Turqisë ashtu edhe për interesat rajonale strategjike të Amerikës.

Tensionet mbi kurdër apo sistemin raketor rus vijnë si akumulim i viteve të tëra të pakënaqësisë. Mbështetja e Kongresit amerikan për Turqinë, është dobësuar për shkak të autoritarizmit, shkeljes të të drejtave të njeriut dhe bashkëpunimit të Ankarasë me Rusinë dhe Iranin. Planet e Turqisë për të blerë 2 miliardë dollarë raketa “S-400,” pavarësisht kundërshtimit të NATO dhe kufizimit që ajo do të sillte për përdorimin të bazës Incirlik, duket se kanë zemëruar edhe më shumë Uashingtonin.

Ndjenja është reciproke. Erdogan nuk e ka harruar ende mënyrën se si aleatët e tij ndenjën duarkryq pas tentativës për grusht shteti. Udhëheqësi turk është gjithashtu i zemëruar për mbështetjen e amerikanëve ndaj milicive kurde në Sirinë veriore. Por pavarësisht tensioneve, Trump e bëri të qartë se Amerika nuk mund të përballojë humbjen e Turqisë, si një nga aleatet e saj më të mëdha në Lindjen e Mesme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë